Barcelonën e ndal Espanyoli

Futboll

Barcelonën e ndal Espanyoli

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 16:04
Ndeshja

Skuadra e Xavit ka regjistruar barazimin e dytë këtë sezon, barazim ky i cili i mjafton që ta mbyll vitin 2022 si lider i La Ligas.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Camp Nou”, Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Espanyolit, ku ndeshja përfundoi me shifrat 1:1.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mbrojtësi i krahut, Marcos Alonso, i cili shënoi në minutën e 7’ për ta kaluar Barçën në epërsi prej 1:0.

Ndërkaq, golin e barazimit për Espanyolin dhe njëkohësisht të fundit në këtë përballje e shënoi Joselu, i cili e vulos rezultatin final 1:1 nga penalltia në minutën e 73’.

Po ashtu, edhe gjyqtari i ndeshjes ishte tejet aktiv, duke shpërndarë plot 15 kartonë të verdhë, dhe dy të kuq për Jordi Alban dhe Vinicius Souzan.

Me pikët e reja, Barcelona ngjitet në krye të tabelës me 38 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Espanyoli renditet në pozitën e 16 në tabelë, në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka edhe Celta Vigo në vendin e 17.

Barcelona e mbyll vitin 2022 me barazim si dhe si lider i tabelës së La Ligas.

Rezultati final i ndeshjes është i barabartë 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat