Al Nassr e do Icardin si partner të Ronaldos në sulm

Futboll

Al Nassr e do Icardin si partner të Ronaldos në sulm

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 23:59
Ronaldo/Icardi

Klubi nga Arabia Suadite, Al Nassr janë në bisedime për të nënshkruar me një partner të ri sulmues për Cristiano Ronaldon dhe ai thuhet se është Mauro Icardi.

Ish-sulmuesi i Manchester United nënshkroi gjatë të premtes me Al Nassr në një marrëveshje rekord botëror për nga fitimet personale.

Megjithatë, shpenzimet e sauditëve nuk kanë mbaruar me kaq, pasi ata duan një partner për portugezin.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, ish-ylli Interit dhe Paris Saint-Germain, Mauro Icardi është tani një objektiv për Al Nassr.

Reprezentuesi argjentinas është informuar se mund të largohet nga Galatasaray në afatin e janarit, me një kalim te Neëell’s Old Boys që është diskutuar.

Megjithatë, Al Nassr tani është në kontakt me Icardin për transferimin në Arabinë Saudite dhe partneritetin e Ronaldos në një sulm me pesë yje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat