Zgjedhja e bujshme e Santos: Nuk do ta tërheqim 10-ën e Peles

Futboll

Zgjedhja e bujshme e Santos: Nuk do ta tërheqim 10-ën e Peles

Më: 1 janar 2023 Në ora: 14:15
Pele

Fanella me numrin 10 e Santos do të mbetet në dispozicion të lojtarëve në skuadër. Pas vdekjes së Pele, familja e yllit brazilian i kishte kërkuar klubit që të tërhiqte fanellën me numrin dhjetë.

Presidenti i klubit Andrés Rueda – në përgjigje të kërkesës – kishte pezulluar përkohësisht përdorimin e fanellës, ndërsa priste që vendimi të votohej nga këshilli i klubit.

Por në orët e fundit ka dalë një intervistë e vetë Peles i cili pretendonte se ishte kundër tërheqjes së fanellës. Dhe për këtë arsye, duke respektuar vullnetin e vetë kampionit, presidenti i Santos ka vendosur t’u lërë në dispozicion lojtarëve të Santos fanellën historike me numrin 10.

Edson Arantes do Nascimento, i njohur nga të gjithë si Pele, u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare më 29 dhjetor. I ashtuquajturi O’Rei ka shënuar një epokë: me Seleccao-n ka realizuar 77 gola në 92 ndeshje, duke fituar tri herë Kupën e Botës në vitet 1958, 1962, 1970.

Pele kishte disa kohë që po luftonte me probleme shëndetësore dhe u dërgua në spital në fillim të dhjetorit. “Ai është mjaft i brishtë në lidhje me lëvizshmërinë e tij”, tha djali i tij Edinho për Globoesporte në fillim të shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat