Pezullimi i Jordi Albas

Futboll

Pezullimi i Jordi Albas

Më: 1 janar 2023 Në ora: 23:04
Pezullimi i Jordi Albas

Barcelona do të tentojë të “anullojë” pezullimin e Jordi Alba kundër Espanyolit, me klubi katalanas, që dëshiron ta bëjë këtë në mënyrë që mbrojtësi të luajë kundër Atleticos më 8 janar.

Në ndeshjen me Espanyolin, gjyqtari Matheu Lahoz e përjashtoi anësorin spanjoll, për dy kartonë të verdhë, me të parin, që sipas arbitrit, erdhi pas kundërshtimit të një vendimi të tij.

Vetëm 6’ minuta më pas, Lahoz i tregoi lojtarit një karton të dytë të verdhë, por nuk i tregoi menjëherë kartonin e kuq.

Barça nuk beson shumë në anulimin e pezullimit të mbrojtësit, por do të përpiqet të bëjë gjithçka që Jordi të luajë kundër Atleticos./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat