Haller rinis stërvitjen pa dy operacioneve

Futboll

Haller rinis stërvitjen pa dy operacioneve

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:31
Haller rinis stërvitjen pa dy operacioneve

Sebastian Haller ka nisur punën për t’u rikthyer në fushë dhe për të debutuar me Borussia Dortmund.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u përball me një surprizë të hidhur pasi firmosi me klubin gjerman.

Haller u diagonstikua me sëmundje të keqe në testikuj. Deri tani ka kryer dy operacione, që për fat të mirë kanë dalë të suksesshme, ndërkohë që tashmë ka nisur të përgatitet për të debutuar e shënuar me Dortmundin.

“Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve! Dhe për mua nis shumë mirë 2023, sepse do të thotë rikthim në fushë! I kaluari nuk ka qenë viti më i lehtë, por më ka përgatitur të përballem me të gjitha sfidat e reja që më presin. Mezi pres t’ju shoh përsëri të gjithëve”, shkroi Haller në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat