Infantino acaron botën e futbollit, një selfie pranë trupit të pajetë...

Futboll

Infantino acaron botën e futbollit, një selfie pranë trupit të pajetë...

Më: 3 janar 2023 Në ora: 12:50
Infantino

Ceremonia mortore e legjendës Pele dhe nderimet në stadiumin e Santos ka bashkuar shumë figura të njohura të fubtollit botëror. Por pakkush e priste që presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, të bëhej protagonist i padëshiruar i ditës së djeshme me veprimet e tij.

Pasi foli me admirim për figurën e Pele, Infantino iu afrua arkivolit me trupin e të ndjerit dhe për çudinë e të gjithëve nisi të bënte selfie pranë tij. Ai beri foto pak metra larg trupit të Pele me ish-futbollistë brazilianë të Santos duke qeshur sikur të ishte një eveniment festiv e jo nderimi i një figure që ka ndryshuar futbollin botëror me lojën e tij.

Edhe pse Infantino nuk i ka publikuar ende fotot që ka shkrepur, pamjet bënë xhiron e rrjetit duke acaruar tifozët të cilët e kanë cilësuar sjelljen e tij të padenjë dhe një shfrytëzim të situatës për t’i bërë reklamë vetes.

Kjo, pasi ai dha edhe shumë intervista gjatë pranisë së tij në Vila Belmiro ku dita në fakt duhej të ishte e gjitha për legjendën Pele dhe jo për presidentin e FIFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat