Liverpool nuk ndalet

Futboll

Liverpool nuk ndalet

Më: 3 janar 2023 Në ora: 13:09
Liverpool nuk ndalet

Rezultatet zhgënjyese të javaëve të fundit kanë detyruar trajneri Jurgen Klopp të shohë sërish nga merkato e janarit.

Këtë herë, fokusi i skuadrës së “reds” është mesfusha. Sipas “Sky Sports”, i pari në listën e lojtarëve që mund të përforcojnë mesfushën e Liverpool është portugezi Matheus Nunes.

24-vjeçari luan në Premier League me Wolferhampton, ku deri më tani ka bërë një paraqitje të mirë (14 ndeshje, asnjë gol). Klopp do të shohë mundësinë që të marrë lojtarin që në merkaton e janarit, por me shumë gjasa ky transferim do të realizohet verën e ardhshme. “Ne po e monitorojmë atë lojtar”, konfirmoi Klopp.

“Ne dëshirojmë të firmosim me lojtarin e duhur që do të përforcojë mesfushën tonë”, tha më tej trajneri gjerman i Liverpool. Problem është edhe shuma që skuadra e Wolverhampton kërkon për Matheus Nunes, 50 milionë euro, por sipas “reds” kjo shumë është e tepërt. Ndaj dhe situata është e ndërlikuar për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat