Hoxha rikthehet nga Kanada, firmos tre vjet me Llapin

Futboll

Hoxha rikthehet nga Kanada, firmos tre vjet me Llapin

Nga: K. G. Më: 3 janar 2023 Në ora: 16:41
Hoxha

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi i Podujevës, me kryetrajner Tahir Batatina, i ka objektivat e qarta për pjesën e dytë të kampionatit në elitën e futbollit të Kosovës.

Llapjanët përforcojnë radhët me futbollistin Rinor Hoxha.

“Me transferimin e Rinor Hoxhës e hapim edhe zyrtarisht afatin kalimtar të janarit!

KF Llapi dhe sulmuesi i qendrës, Rinor Hoxha nënshkruan kontratë trevjeçare.

Hoxha rikthehet nga Kanada për t'iu bashkuar Llapit dhe për ta ndihmuar ekipin edhe më shumë në fazën e sulmit.

Në fakt, marrëveshja me ish-sulmuesin e Vllaznisë Pozheran është arritur para një muaji por  sot ai ka ateruar nga Kanada dhe do i bashkangjitet pjesës tjetër të ekipit në përgatitjet parasezonale që nisin nesër.

22-vjeçari para se të udhëtonte drejt Kanadasë për arsye familjare, gjatë gjysmës së edicionit vjeshtor është paraqitur tek Vllaznia e Pozheranit në 10 ndeshje dhe ka arritur t'i realizoj 6 gola.

Prezantimin e tij e ka bërë Presidenti i klubit z. Beqir Batatina, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje dhe shumë suksese në rrugën drejt realizimit të objektivave të klubit”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat