Statistikat, Sylvinho në Shqipëri për të harruar Lyon dhe Corinthians

Futboll

Statistikat, Sylvinho në Shqipëri për të harruar Lyon dhe Corinthians

Më: 3 janar 2023 Në ora: 20:32
Sylvinho

Stoli i Shqipërisë do të jetë i treti për Sylvio Mendes Campos Júnior në karrierën e re si trajner. Ish-mbrojtësi brazilain, i cili njihet më mirë nga publiku me emrin Sylvinho do të startojë Brenda pak ditësh aventurën e re, e cila do të jetë prova e madhe duke parë si janë mbyllur dy të parat.

11 ndeshje – Përpara se të ushtronte detyrën e trajnerit, braziliani nga San Paolo ka qenë pjesë e stafit teknik të skuadrave si Crueiro, Sport Recife, Náutico, Corinthias, Inter dhe Brazili. Ishte një ofertë e ardhur nga klubi i Lyon-it, ajo që shtyu brazilianin të merrte hapin e madh dhe të drejtonte vetë një ekip.

Aventura në Francë zgjati pak, vetëm 11 javë. Sylvinho nisi mirë Ligue 1 me dy fitore të bujshme përballë Monaco (3-0) dhe Angers (6-0) dhe më pas asgjë. Dy fitoret u pasuan nga barazime dhe humbje, rezultate këto që shtynë presidentin ta largonte. Gjatë aventurës në Francë, braziliani numëron edhe dy paraqitje në Ligën e Kampioneve ku numëron vetëm një fitore në fazën në grupe përballë Lajpcigut. Në total Sylvinho mbylli karrierën në Francë me vetëm tre fitore.    

Bilnaci i Sylvinho me Lyon (9 Gusht/ 6 Tetor 2019)

Ndeshje F   B   H     Gola        Pikë      Mesatarja pikëve për ndeshje

11         3   4   4      17:10     13        1.18

Ndarje e keqe – Pas eksperiencës në Francë, Sylvinho tentoi që të rikthehej duke rinisur gjithçka nga një terren që ai e njihte mjaft mirë. Vendosi që të rikthehej në Brazil në krye të ekipit të Corinthias-it. Ndryshe nga ç’bëri në Francë këtë herë Sylvinho nisi keq punën. 2 fitore në 9 javët e para në Campeonato Brasileiro Série A ndërsa humbja dhe barazimi përballë Atlético-GO bënë që Corinthias të mos shkonte më larg se turi i tretë në Copa do Brasil.

Aventurës të Sylvinho-s në Brazil do ti vinte fundi pas kontestimit të tifozëve në “Neo Química Arena” në humbjen 2-1 përballë Santos-it (takim i vlefshëm për javën e tretë të Campeonato Paulista - Série A1). Pas kësaj humbjeje Sylvinho u kërkoj ndjesë tifozëve të cilët shkaktuan jo pak trazira deri në momentin kur presidenti i klubit vendosi të largonte trajnerin. (A.V)

Bilnaci i Sylvinho me Corinthians (30 Maj 2021/ 3 Shkurt 2022)

Ndeshje   F    B    H     Gola       Pikë    Mesatarja pikëve për ndeshje

43           16  14  13   42:40      62      1.44

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat