Vedat Muriqi befasohet nga një ofertë e papritur

Futboll

Vedat Muriqi befasohet nga një ofertë e papritur

Më: 4 janar 2023 Në ora: 11:57
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi po vazhdon të kërkohet nga klube të njohura evropiane.

Sulmuesi i Kosovës po pëlqehet nga klubet e La Ligas dhe të Premierligës.

Por, së fundmi në garë për përfaqësuesin e Kosovës është futur edhe Alavesi, shkruan “elgoldigital.

Ky ekip garon në Secunda Division (liga e dytë spanjolle), por ka ambicie të larta për t’u rikthyer në La Liga.

Sidoqoftë, do të jetë e vështirë të besohet që 28 vjeçari të transferohet në një klub që garon në një nivel më të ulët garash.

Natyrisht, ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios do ta ndihmonte Alavesin për t’u rikthyer në ligën elitare, por që ai është i fokusuar tek Mallorca, me të cilën e kaloi një vit përrallor, përcjell “Gazeta Express” .

Vetëm për një ofertë prej 30-40 milionë eurosh, klubi ishullor mund ta lë të largohet “Piratin” e tij.

Këtë shumë mund ta paguajnë veç klubet e Premierligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat