Probleme të mëdha për Liverpoolin, lëndimi i Van Dijk më serioz se sa dukej

Futboll

Probleme të mëdha për Liverpoolin, lëndimi i Van Dijk më serioz se sa dukej

Më: 4 janar 2023 Në ora: 12:30
Virgil van Dijk

Liverpool do të jetë pa Virgil van Dijk për një periudhë më të gjatë kohore, me lëndimin e qendërmbrojtësit që cilësohet më serioz se sa dukej në pamje të parë.

Si Van Dijk, ashtu edhe Jurgen Klopp ishin optimistë se këndimi nuk ishte serioz kur holandezi u detyrua të largohet nga loja në humbjen 3:1 ndaj Brentfordit të hënën mbrëma.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, Klopp tha: "Ai tha se është mirë, dhe ai është një gjyqtar shumë i mirë për këto lloj gjërash...Unë mendoj se nuk është një lëndim".

Por tani është raportuar se Van Dijk po përballet me një pushim të gjatë jashtë fushave, me Paul Joyce të “Times” që raportoi lajmin nga klubi sot në mëngjes.

“Lëndimi i muskulit i pësuar në disfatën ndaj Brentfordit është më i keq sesa mendohej fillimisht”, ishte përditësimi fillestar i Joyce.

Asnjë afat kohor nuk është vendosur ende për rikuperimin e holandezit, por një pamje më e qartë ka të ngjarë të shfaqet në raportet më të thelluara nga mjekët e Liverpoolit.

Sido që të jetë, duket se Van Dijk tani do të mungojë për një periudhë të gjatë, gjë që është një goditje e madhe për Liverpoolin, i cili do të jetë pa një lojtar kyç që ka qenë gjithmonë i pranishëm në Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat