Ylli i Anglisë kërkon të dashur me…

Futboll

Ylli i Anglisë kërkon të dashur me…

Më: 4 janar 2023 Në ora: 15:14
Ylli i Anglisë kërkon të dashur me…

Mezon Maunt kërkon të dashur dhe për të gjetur “shpirtin binjak” i është kthyer aplikacioneve.

“The Sun” bën të ditur se pas fundit të romancës me modelen Kloe Ueallians-Oots, me të cilën ishte shoqëruar në 5 vitet e fundit, tashmë ylli i Çelsit dhe kombëtares angleze është regjistruar në një nga aplikacionet më të famshme për beqarë, “Raya”.

Maunt ka publikuar në këtë aplikacion një profil ku përfshihen foto të jetës së tij si sportist e jo vetëm, mes të cilave edhe fotot para Kullës Eifel. Ai ka treguar në profilin e tij se kërkon një lidhje serioze, por me futbollin si prioritet në jetën e tij.

Në mënyrë paksa e veçantë për të kërkuar të dashur duke llogaritur se edhe në periudhën kur shoqërohej me Kloe, ai përflitej shpesh për histori me modele të njohura në Britaninë e Madhe dhe që mendohet se çuan në ndarjen e çiftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat