I lakmuar nga disa skuadra italiane

Futboll

I lakmuar nga disa skuadra italiane

Më: 4 janar 2023 Në ora: 17:36
I lakmuar nga disa skuadra italiane

I lakmuar tashmë nga disa skuadra italiane, i afruar prej tyre për shkak të një marrëdhënieje jo tamam idilike me trajnerin e tij Simeone – dhe gjithashtu për një paraqitje që, të paktën vitin e kaluar, ishte më e ulët se sa pritej – Rodrigo De Paul mbetet në orbitën e Serisë A.

Paraqitja e shkëlqyer në Kupën e Botës e luajtur nga ish-lojtari i Udinese-s – i kurorëzuar më vonë nga triumfi final me Argjentinën e tij – nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar mundësitë e kthimit të tij në Itali.

I transferuar te Colchoneros në verën e vitit 2021, kur vlerësimet e të gjithëve kishin rënë për shkak të Covid-it, mesfushori është kthyer të vlejë 40 milionë euro, që është edhe shuma që klubi madrilen ka kërkuar gjithmonë për kartonin e tij.

Mesfushori i Albiceleste, i cili ka një rrogë të rëndësishme, edhe pse nuk është mes më të paguarve te madrilenët, mund të shpresojë të kthehet në Itali që në janar vetëm me formulën e huazimit dhe të drejtën/detyrimin e blerjes.

Edhe pse dihet se Atletico duhet të mbledhë para me disa shitje, Simeone nuk do ta lërë lojtarin e tij të largohet për më pak se 45 milionë. Të cilat për momentin, të paktën në Serinë A, askush nuk mund t’i shpenzojë për amerikano-jugorin.

Prandaj, e vetmja rrugë përpara mund të jetë tani për tani vetëm ajo e transferimit të përkohshëm. Në pritje të klubit hipotetik italian ku De Paul do të zbarkonte në janar për të gjetur një marrëveshje për një qëndrim të përhershëm në qershor.

Marrëdhëniet mes lojtarit dhe vetë tifozëve të Atletico Madrid nuk janë më të mirat. Juventus dhe Milan mbeten në dritare për marrjen e mundshme të argjentinasit me formulën e huazimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat