Faruk Haxhibegiç, selektor i ri i Bosnjës dhe Hercegovinës

Futboll

Faruk Haxhibegiç, selektor i ri i Bosnjës dhe Hercegovinës

Nga: K. Goca Më: 4 janar 2023 Në ora: 18:56
Faruk Haxhibegiç

Legjenda e futbollit të Sarajevës dhe Bosnjës, do t'i prijë për herë të dytë kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Faruk Haxhibegiç është rikthyer në stolin e kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës, ku ishte ulur në vitin 1999.

Ish-selektorit i Malit të Zi, është pasues i bullgarit, Ivajlo Petev.

“Ndjej kënaqësi, krenari dhe përgjegjësi. Dua të jem pjesë e këtij projekti që synon të shkojë në Euro 2024.

Nuk e besoja se do të kthehesha, mendoja se karrierën do ta përfundoja jashtë vendit”, tha Haxhibegiç.

Bosnja dhe Hercegovina do të luajë në grupin J në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024, ku janë me Portugalinë, Islandën, Luksemburgun, Sllovakinë dhe Lihtenshtajnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat