Ismajli titullar, Bajrami zëvendësues dhe Empoli barazon 

Futboll

Ismajli titullar, Bajrami zëvendësues dhe Empoli barazon 

Nga: K. G. Më: 4 janar 2023 Në ora: 22:40
Pamje nga ndeshja

Empoli kthehet me një pikë të madhe nga Udine, duke luajtur baras (1:1) me Udinesen, në takimin e javës së 16-të të Serie A. 

Futbollisti Baldanzi shënoi në minutën e 3-të për epërsinë e Empolit por vendasit barazuan në pjesën e dytë. 

Pereyra në minutën e 70-ta ka barazuar rezultatin. 

Reprezentuesit e Shqipërisë, Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami, u paraqitën për Empolin. 

Ismajli luajti titullar dhe Bajrami nga minuta e 71-të.

Në minutën e 79-të, Akpa Akpro i Empolit, është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Udinese renditet në vend të tetë me 25 pikë dhe Empoli në të 13-tin me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat