Chelsea-Manchester City, formacionet e mundshme

Futboll

Chelsea-Manchester City, formacionet e mundshme

Më: 5 janar 2023 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Në Premier Ligë do të zhvillohet sot derbi i madh anglez ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt, sfidë e cila starton nga ora 21:00 në stadiumin “Stamford Bridge”.

Skuadrës së Pep Guardiolas që tashmë është tetë pikë prapa Arsenalit nuk u tolerohet gabimi për ta ruajtur kështu hapin me skuadrën e Mikel Artetas në luftën direkte për titullin kampion.

Nga ana tjetër, “Blutë” që në ndeshjen e fundit barazuan me rezultat 1-1 me Nottinghamin, po mbeten gjithnjë e më larg objektivit për t’i kapur pozitat që dërgojnë në garat evropiane, andaj me ngul do të kërkojnë tre pikë të plota para tifozëve të tyre.

Chelsea vjen në këtë sfidë me katër mungesa të mëdha, në mesin e të cilave edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja për shkak të lëndimit. Tre të tjerët që nuk do të paraqiten sot janë Kante, James dhe Fofana.

Këto janë formacionet e mundshme:

Chelsea (4-2-3-1): Kepa; Azpilicueta, Silva, Koulibaly, Cucurella; Kovacic, Zakaria; Sterling, Mount, Pulisic; Aubameyang

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Akanji, Cancelo; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Silva, Haaland, Foden

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat