Kane nënshkruan emrin e tij në bllokun e rekordeve

Futboll

Kane nënshkruan emrin e tij në bllokun e rekordeve

Më: 5 janar 2023 Në ora: 11:53
Kane nënshkruan emrin e tij në bllokun e rekordeve

Tottenham mori një fitore të thellë në shtëpinë e Crystal Palace ditën e djeshme me rezultatin 0-4.

Serinë e golave e hapi pikërisht bomberi anglez, Harry Kane, pasi ai shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, në minutën e 48-të dhe të 53-të.

Golat e Harry Kane bënë të mundur që ai të jetë lojtari i dytë në historinë e Premier League që shënon në paraqitjet e tij të 100-ta, të 200-ta dhe të 300-ta në kompeticion.

Futbollisti i parë që plotësoi këtë statistikë ishte Teddy Sheringham dhe ndërkohë, Kane ka kaluar në renditje lojtarë si Alan Shearer dhe Andy Cole.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat