PSG-ja duhet t’i paguajë Barcelonës 100 milionë euro për sulmuesin francez

Futboll

PSG-ja duhet t’i paguajë Barcelonës 100 milionë euro për sulmuesin francez

Më: 5 janar 2023 Në ora: 13:04
PSG-ja duhet t’i paguajë Barcelonës 100 milionë euro për sulmuesin francez

PSG-ja ka shfaqur një interes në rritje në orët e fundit në lidhje me sulmuesin e krahut të Barcelonës, Osman Dembele.

Al Kelaifi kërkon t’i shtojë një tjetër pjesëtar të kombëtares franceze klubit parisien. Klubi francez është gati të paguajë deri në 50 milionë euro për lojtarin.

Por në Barcelonë nuk kanë ndër mend të tërhiqen lehtë.

Siç bën me dije e përditshmja katalanase, “Sport”, klubi spanjoll ia ka bërë të qartë Paris SG-së, se nëse dëshiron shërbimet e Osman Dembelesë duhet të derdhë plot 100 milionë euro në arkat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat