Lojtari kroat largohet me prapavijë politike nga Rusia 

Futboll

Lojtari kroat largohet me prapavijë politike nga Rusia 

Nga: K.G. Më: 5 janar 2023 Në ora: 17:07
Lojtari

Futbollisti kroat, Dejan Lovren, u largua nga Zeniti i St. Petersburgut dhe u transferua në Lyon. 

Sipas mediave ruse, transferimi ka prapavijë politike.

Lovren akuzohet për diçka të çuditshme, pse ka festuar për shtetin e  tij, Kroacinë. 

Transferimi i Lovren te Lyon ishte tronditës, pasi futbollistit me përvojë, ka pas edhe gjashtë muaj nga kontrata me kampionët e Rusisë dhe u fol për një zgjatje, por në vend të kësaj ai u rikthye papritur në Lyon me një transferim prej 2 milionë eurosh.

Portali "Soccer" ka trajtuar në detaje këtë histori dhe pretendon se Zeniti vendosi të largoi Lovrenin për shkak të shpërthimeve të tij me simbole kroate dhe sipas tyre të “ustashëve” gjatë festës për medaljen e bronztë me Kroacinë në Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat