Laporta: Super Liga mund të jetë realitet nga viti 2025

Futboll

Laporta: Super Liga mund të jetë realitet nga viti 2025

Më: 5 janar 2023 Në ora: 21:24
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta në një intervistë për “Cadena SER” ka folur për projektin e Super Ligës Evropiane, duke thënë se mund të bëhet realitet në vitin 2025.

Laporta e dëshiron krijimin e Super Ligës Evropiane, ndërsa tha se nuk do të kishte qenë pjesë e projektit nëse nuk ishte pranuar nga top klubet evropiane.

“Nuk do të pranoja të hyja në këtë projekt nëse nuk do të kishte qenë një garë e hapur. Është pranuar nga Madridi, Juve dhe klube të tjera që ende nuk duan të bëhen të ditura. E vetmja gjë që duam të ndryshojmë është modeli i qeverisjes dhe që i takon klubeve, por UEFA të jetë në tavolinë si një agjent më shumë”, tha Laporta.

Presidenti i Barçës e pranoi se projekti i Super Ligës Evropiane mund të bëhet realitet në vitin 2025.

“Nëse rezoluta është e favorshme, Super Liga mund të jetë realitet në vitin 2025. Nëse nuk është e favorshme, do të varet se si do të jetë rezoluta që ne do të vendosim se cilat do të jenë hapat që do të ndjekim”, tha Laporta.

Po ashtu, Laporta tregoi qëllimin e Super Ligës, i cili ishte të garonte me kampionatin anglez, respektivisht Premier Ligën.

“Ne do të kemi një garë evropiane që do të konkurrojë me Premier Ligën. Ne duam që klubet angleze të hyjnë, por besojmë se në hapin e parë nuk do të hyjnë. Unë jam një mbështetës i fortë i ligave shtetërore, por dhe është një mendim personal, mendoj se në një fazë të dytë do të përfundojë një bashkim mes Super Ligës Evropiane dhe Premier Ligës”, tha Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat