Duka flet për ndërtimin e tre stadiumeve

Futboll

Duka flet për ndërtimin e tre stadiumeve

Më: 6 janar 2023 Në ora: 11:53
Duka

Tre stadiume të reja do të ndërtohen në Shqipëri, në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

Ky jshte postimi i Edi Ramës në ditën e djeshme që zbuloi planin për të ardhmen. Së fundmi ka reaguar edhe presidenti i FSHF, Armand Duka.

“Lajm i mrekullueshëm per futbollin, që fillimin e vitit 2023 ta nisim me nismën për ndërtimin e tre stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë e Korçë, qytete me traditë në futboll dhe me një popull futbolldashës në tribuna e shkallët e stadiumeve.

Këto tre stadiume do t’i shtohen kolanës së impianteve ekzistuese duke rritur ndjeshëm investimet për lojën e bukur të futbollit. Këto investime së bashku me projektin e “100 fushave” me bashkitë, janë një vlerë e shtuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë”, shkruan Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat