Infantino për Viallin: Futbolli humbet një nga buzëqeshjet më të bukura

Futboll

Infantino për Viallin: Futbolli humbet një nga buzëqeshjet më të bukura

Më: 6 janar 2023 Në ora: 14:16
Infantino

“Futbolli humbet një nga buzëqeshjet e tij më të bukura dhe më ngjitëse, atë të Gianluca Viallit”, këshut nis mesazhi i Gianni Infantinos, me një postim në Instagram.

Presidenti i FIFA-s bëri homazhe në kujtim të ish-sulmuesit që u nda sot nga jeta në moshën 58-vjeçare.

“Vialli ishte një futbollist i madh dhe një njeri inteligjent.

Një ditë më pa të dribloja dhe më tha: ‘Gianni, ta pranojmë, ti nuk di të driblosh. Unë do të të mësoj’, dhe përsëri buzëqeshi.

Është e drejtë ta kujtojmë kështu nëpërmjet shprehisë të tij të gëzuar. Pasioni i tij ishte përkufizimi më i bukur i futbollit. Një përqafim i madh për familjen dhe miqtë e tij”, u shpreh Infantino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat