Aouar, “braktisi” kombëtaren e Francës për Algjerinë

Futboll

Aouar, “braktisi” kombëtaren e Francës për Algjerinë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:49
Aouar, “braktisi” kombëtaren e Francës për Algjerinë

Mesfushori i Lionit, Housem Aouar pritet të ndryshojë kombëtare në javët e ardhshme dhe në vijim do të përfaqësojë vendin e tij të origjinës, Algjerinë, e jo më Francën.

Lojtari 24-vjeçar ka një prezencë me kombëtaren franceze dhe ajo është regjistruar në një miqësore ndaj Ukrainës në tetor të vitit 2010, sfidë e cila përfundoi me rezultatin 7-1 për “Gjelat”.

Mirëpo, Aouar nuk e ka përfaqësuar Francën në asnjë ndeshje zyrtare dhe në këtë formë lojtari mund të luajë për Algjerinë teksa vetë presidenti i Federatës algjeriane të futbollit Djahid Zefizef, tha se 24-vjeçari është dakord për të ndryshuar kombëtare.

Gjithsesi, zyrtarisht ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e përfaqësuesëve të Aouar në lidhje me ndryshimin e kombëtares, teksa bisedimet vijojnë mes palëve dhe nëse gjithçka shkon sipas pritshmërive, mesfushori mund të luaj për herë të parë me Algjerinë në ndeshjet e muajit mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat