Tirana ka vazhduar stërvitjen

Futboll

Tirana ka vazhduar stërvitjen

Më: 6 janar 2023 Në ora: 18:25
Tirana ka vazhduar stërvitjen

Tirana ka vazhduar stërvitjen në “Skënder Halili”.

Me Shehin që ishte me grip, skuadra vazhdoi e qetë stërvitjen. Me skuadrën, veç Zhivanajt, Kallakut, nuk ishte as Bytyqi.

Pjesa tjetër e ekipit ishte në stërvitje. Skuadra punoi gjatë si në anën fizike dhe atë taktike, ndërsa Shehi qëndroi larg. Skuadra do të përballet që në fillim me një kundërshtar të bezdisshëm siç është Laçi. Rikthimi i kampionatit do të jetë i ngjeshur për çdo skuadër, përfshirë edhe Tiranën.

Bardheblutë në 15 ditë do të luajnë pesë takime. Një ndeshje do të jetë për Kupën e Shqipërisë, pikërisht me Lushnjën, më 18 janar. Më pas skuadra e Shehit do të kalojë Laçin, Bylisin, Erzenin dhe Kukësin. Pothuajse të gjitha skuadrat e fundtabelës dhe ekipe delikate si Laçi e Erzeni. Aktualisht, Tirana ka tetë pikë më pak se sezoni i shkuar në javën e 15-të dhe nuk është në krye siç ishte në dhjetorin e 2021-shit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat