Lampard: Rashford bëri diferencën

Futboll

Lampard: Rashford bëri diferencën

Më: 7 janar 2023 Në ora: 11:55
Lampard: Rashford bëri diferencën

Menaxheri i Evertonit, Frank Lampard, ka folur pas humbjes nga Manchester Unitedit.

‘Djajtë e Kuq’ mposhtën Evertonin (3-1), duke kaluar në rrethin tjetër të garave në FA Cup.

Strategu anglez pas ndeshjes tha se skuadra e tij meritonte më shumë. Sipas tij, të besuarit e tij, bën paraqitje të mirë pavarësisht humbjes.

“Mendoj se meritonim më shumë. Lojtarët ishin shumë të mirë për sa i përket organizimit të lojës, etikës së punës. Ne ishim të mirë, mendoj se ne i patëm shanset më të mira. Marcus Rashford bëri diferencën”, tha Lampard.

Humbja nga United, rrezikon karrigen e Lampardit në krye të bankinës së Evertonit. Ai thotë se e ardhmja e tij, nuk varet nga ai.

“Nuk më takon mua të flas për këtë gjë. Detyra ime është të përqendrohem në atë që pashë sonte dhe ishte një performancë që e dëshiron çdo trajner. Nuk dua të flas për të ardhmen time”, theksoi Lampard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat