Çfarë problemesh?

Futboll

Çfarë problemesh?

Më: 7 janar 2023 Në ora: 13:10
Pioli

Milani që fiton kundër Salerni tanës dhe Interi që i bën një dhuratë duke mundur Napolin. Tashmë kreu është pesë pikë larg dhe kuqezinjtë besojnë te mbrojtja e titullit. Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për televizionin e klubit vetë trajneri Stefano Pioli.

Ndeshjet e javës së fundit janë një sinjal i mirë për kampionatin apo jo?

Në shohim punën tonë dhe mund të them se ndaj Salernitanës bëmë një ndeshje të bukur. Jam dakord kur thuhet se e merituam fitoren, por njëkohësisht mendoj se kemi defekte e që duhet të punojmë për t’i përmirësuar.

Çfarë problemesh?

Që nuk konkretizuam rastet e krijuara dhe ju siguroj se ishin të shumta. Në miqësoret e fundit kishim analizuar disa aspekte dhe pres akoma më shumë saktësi nga djemtë. Sidoqoftë, fitorja e së mërkurës ishte një hap përpara duke qenë se na presin ndeshje edhe më të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat