City gati të tejkalojë Realin e Liverpoolin

Futboll

City gati të tejkalojë Realin e Liverpoolin

Më: 7 janar 2023 Në ora: 14:34
Jude Bellingham

Manchester City ka hyrë fuqishëm në garë për yllin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

Kampionët në fuqi të Anglisë, sipas medieve britanike, janë të gatshëm të tejkalojnë Real Madridin dhe Liverpoolin në garë për ta blerë supertalentin anglez.

‘Marca’ të shtunën shkruan se skuadra e Pep Guardiolës ka 'shpërthyer në skenë' në garën për yllin e Anglisë dhe janë të gatshme të mposhtin çdo ofertë që i paraqitet Borussia Dortmundit për të nënshkruar me Bellingham.

Real Madrid dhe Liverpool deri tani kanë dy klubet që kanë bërë garë për transferimin e 19-vjeçarit anglez, por tani Bellingham është objektiv i Guardiolës, dhe siç thuhet City është i gatshëm të shpenzojë para të majme në mënyrë që anglezin ta transferojë në ‘Etihad Stadium’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat