Tre gola, dy penallti në sfidën Villareal - Real!

Futboll

Tre gola, dy penallti në sfidën Villareal - Real!

Nga: K. G. Më: 7 janar 2023 Në ora: 18:11
Tre gola, dy penallti në sfidën Villareal - Real!

Villareali ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 2:1 ndaj Real Madridit, në takimin e javës së 16-të të Kampionatit të Spanjës.

Tre gola dhe dy penallti. Gjatë ndeshjes u qëllua edhe shtylla në pjesë të parë nga Vllareali.

“Nëndetësja e Verdhë” ka treguar lojë të madhe dhe në bazë të rasteve ka mundur të fitojë edhe me bindshëm, po ashtu edhe Reali pati raste e tyre por pa konkretizim.

Për Villarealin shënuan Pino (47'), Moreno (63'-nga penalltia) dhe për Realin realizoi Benzema (60' - nga penalltia).]

Pas javës së 16-të në kampionatin spanjoll, Barcelona kryeson me 38 pikë, Reali ka 38 dhe Villareali renditet në vend të shtatë me 24 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat