Kampioni i botës shkëlqen në Kupën e Anglisë

Futboll

Kampioni i botës shkëlqen në Kupën e Anglisë

Më: 7 janar 2023 Në ora: 18:41
Kampioni i botës shkëlqen në Kupën e Anglisë

Ishte një nga surprizat e Kupës së Botës në Katar të fituar nga Argjentina dhjetorin e kaluar. Po flasim për Mac Allister, i cili ka ndihmuar Messi-n me shokë të kthehen te triumfi botëror pas 36 vitesh.

24-vjeçari është kthyer në Angli te Brighton dhe pasditen e sotme ka qenë protagonist në ndeshjen e Kupës së Anglisë të fituar me rezultatin e thellë 5-1 kundër Brighton.

Mesfushori argjentinas ka qenë autor i një dygolëshi, por ka qenë goli i parë ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen, për shkak se kampioni i botës e ka realizuar më një goditje të bukur me thembër.

Falë fitores së madhe të marrë sot, Pulëbardhat e trajnerit De Zerbi kanë arritur të sigurojnë një vend në faznë e 1/16-ave të kompeticionit më të vjetër në botë.

Gjërat po shkojnë mirë edhe në Premier League për Mac Allister me shokë, duke parë se Brighton mban vendin e tetë me 27 pikë, gjashtë larg zonës europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat