Formacionet zyrtare të Monzas dhe Interit

Futboll

Formacionet zyrtare të Monzas dhe Interit

Më: 7 janar 2023 Në ora: 20:11
Ilustrim

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Brianteo” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Monzas dhe Interit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 17 të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin italian, Interi e mposhti liderin e tabelës, Napolin me rezultat minimal 1:0, kurse Monza barazoi 1:1 me Fiorentinan.

Momentalisht, Interi zë vendin e katërt në tabelë në kuotën e 33 pikëve, në krahasim me Monzan që zë vendin e 15 me vetëm 17 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin nëntor të vitit 2020, ku asokohe Interi regjistroi fitore minimale 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Monzan nuk do të paraqiten Donati, Rovella dhe Sensi, kurse te Interi mungojnë Brozovic dhe Dalbert.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Monza (3-4-2-1): Gregorio; Izzo, Mari, Marlon; Augusto, Pessina, Machin, Birindelli; Mota, Ciurria; Petagna

Inter (3-5-2): Onana; Bastoni, Acerbi, Skriniar; Dimarco, Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella, Darmian; Dzeko, Martinez

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat