Debuton Gakpo, ja formacionet zyrtare të Liverpoolit dhe Wolverhampton

Futboll

Debuton Gakpo, ja formacionet zyrtare të Liverpoolit dhe Wolverhampton

Më: 7 janar 2023 Në ora: 20:25
Ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e fundit e programit të sotëm të FA Cup, ku Liverpooli dhe Wolverhampton takohen në “Anfield Road”.

Liverpooli synon që ta evitojë befasinë sot dhe të sigurojë biletën drejt raundit të katërt të kësaj gare.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Liverpooli u mposht 3:1 nga Brentfordi, kurse Wolverhampton barazoi 1:1 me Aston Villan.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të vitit 2022, ku asokohe Liverpooli e mposhti Wolves me shifrat 3:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Robertson, Konate, Matip, Alexander-Arnold; Thiago, Fabinho, Henderson; Gakpo, Nunez, Salah

Wolverhampton (4-4-2): Sarkic; Lembikisa, Collins, Toti, Jonny; Traore, Neves, Hodge, Ait Nouri; Jimenez, Guedes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat