Inzaghi fajëson gjyqtarin për barazimin të Interit

Futboll

Inzaghi fajëson gjyqtarin për barazimin të Interit

Më: 8 janar 2023 Në ora: 06:59
Inzaghi

Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Monzas.

Zikaltrit barazuan 2:2 në udhëtim ndaj Monzas, në kuadër të javës së 17-të në Serie A.

Monza barazoi në sekondat e fundit të ndeshjes, duke ia marrë fitoren nga duart Interit.

Pas ndeshjes, trajneri i Interit e fajësoi gjyqtarin për këtë ndeshje.

“Ne jemi shumë të zemëruar, sepse është e qartë se ka pasur një gabim. Pas pesë vitesh VAR, u dha një faull ku dy lojtarë të Monzas përplasen me njëri-tjetrin. Të gjithë dinë të presin dhe të shohin se çfarë do të ndodhë. Së bashku me Lautaro që goditi shtyllën, ne do të kishim qenë 3-1, por në vend të kësaj po flasim për një barazim që vjen nga një gabim i rëndë”, tha Inzaghi për Sky Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat