Ten Hag fut “klauzolën Ronaldo”

Futboll

Ten Hag fut “klauzolën Ronaldo”

Më: 8 janar 2023 Në ora: 13:21
Ten Hag fut “klauzolën Ronaldo”

Ronaldo mund të jetë larguar një herë e mirë nga “Old Trafford”, por emri i tij do të dëgjohet edhe për shumë kohë.

Mediat britanike kanë zbuluar vetëm pak orë më parë se United ka mësuar shumë prej gabimeve të bëra ndër vite…

“Klauzola Ronaldo” – Me qëllim që të mos ketë xhelozi mes lojtarëve sa i përket diferencave të pagave në klub Erik Ten Hag ka menduar që të përfshijë në kontratat e të gjithë lojtarëve një klauolë të re, e cila nuk do të lejojë asnjë lojtarë të United që të fitojë më shumë se 227 mijë euro në javë (200 mijë stërlina). Kjo do të jetë paga tavan e vendosur nga klubi për ti dhënë fund të gjitha mërive mes lojtarëve të cilët janë ankuar ose kanë treguar dhe në fushë me sjelljen e tyre për pakënaqësitë rreth diferencës të pagave.

Shifrat – Siç dihet Ronaldo pranoi që të rikthehej në “Old Trafford” pasi paguhej rreth 545 mijë euro në javë. Kjo shifër kishte shkaktuar shumë xhelozi mes lojtarëve dhe për të evituar të tilla situate në të ardhmen shefi i ekzekutivit Richard Arnold, drejtori sportiv John Murtough dhe menaxheri Erik ten Hag i kanë paraqitur rregullin e ri lojtarëve.

Të prekurit – Për momentin lojtari që preket nga kjo klauzolë është David De Gea. Portieri spanjoll duhet të ulet me drejtuesit e klubit për të diskutuar për ulje page pasi me kontratën aktuale ai përfiton plot 426 mijë euro në javë. Ndërsa problem United do të ketë me  Marcus Rashford, Luke Shaw, Diogo Dalot dhe Fred.

Të katër lojtarët, të cilëve u skadonte kontrata në këtë fund sezoni, United ka ushtruar të drejtën që kishte për të zgjatur me një 12 muaj akordin. Tani secili prej tyre do të diskutojë kushtet e kontratës me shifrën tavan të vendosur nga United. Prej tyre mendohet se United do të largojë Rashford, për të cilin klubi ka në tavolinë një ofertë të madhe nga PSG.

Ndërkohë që Raphael Varane, Harry Maguire, Bruno Fernandes dhe Casemiro, pagat e cilëve janë mes 204-227 mijë eurove në javë, do të duhet të ulin rrogat vetëm në rast se United nuk kualifikohet në Chmapions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat