Rashica me Galatasaray fitojnë derbin e madh në Turqi 

Futboll

Rashica me Galatasaray fitojnë derbin e madh në Turqi 

Nga: K. Goca Më: 8 janar 2023 Në ora: 19:12
Galatasaray

Galatasaray ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj rivalit të përbetuar Fenerbahce, që u zhvillua në stadiumin "Sukru Saracoglu" në Stamboll.

Vendasit me gjithë angazhimin nuk ai dolën ndaj Galatasarayt.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, u paraqit titullar dhe luajti me sukses, duke u zëvendësuar në minutën e 70-të.

Golat i realizuan Oliveira (32’),, Akturkoglu (78’) e Icardi (90+11').

Në minutën e 86-të, Kahveci i Fenerbahces u ndëshkua me karton të kuq.

Pas javës së 18-të, Galatasaray kryeson me 39 pikë, ka katër me shumë se Fenerbahce në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat