Interi përballet me Parmën

Futboll

Interi përballet me Parmën

Më: 10 janar 2023 Në ora: 12:57
Kristjan Asllani

Interi përballet me Parmën, vjen më në fund shansi i Kristjan Asllanit! Mesfushori Kombëtares projektohet titullar!

Interi përballet me Parmën në raundin e fazës së 1/8-ave në Kupën e Italisë për të shkuar në çerekfinale.

Në këtë sfidë priteshe që titullar të ishte Kristjan Asllani dhe duket se vetë Interi ka konfirmuar çdo gjë me postimin e fundit në rrjetet sociale.

Në foto shfaqet mesfushori i Kombëtares shqiptare, teksa poshtë tij tregohen detajet e sfidës dhe duke shkruar: “Dita e ndeshjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat