Simeone i jep fund aventurës me Atleticon e Madridit

Futboll

Simeone i jep fund aventurës me Atleticon e Madridit

Më: 10 janar 2023 Në ora: 14:05
Simeone i jep fund aventurës me Atleticon e Madridit

Atletiko e Madridit duhet të nisë punën për të gjetur një trajner të ri, pasi duket se Diego Simeone është gati që të mbyllë aventurën e tij në kryeqytetin spanjoll.

Siç raportojnë mediat spanjolle, 52-vjeçari i ka kërkuar drejtuesve që të largohet në fund të sezonit pas plot 12 viteve në krye të skuadrës.

Gjatë kësaj periudhe, argjentinasi fitoi dy herë La Ligën, dy herë Europa Ligën, dy herë Superkupën e Europës, një herë Kupën e Mbretit dhe një herë Superkupën e Spanjës.

Ai gjithashtu arriti dhe dy herë finalen e Ligës së Kampionëve, ku të dyja herët u mund nga rivalët e Realit të Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat