Tebas kundër Laportas

Futboll

Tebas kundër Laportas

Më: 10 janar 2023 Në ora: 15:34
Tebas kundër Laportas

Ka ardhur një kundërpërgjigje e ashpër nga numri një i La Liga-s, Javier Tebas, ndaj deklaratave të bëra në orët e kaluara nga Joan Laporta, president i Barcelona-s, në lidhje me Superligën dhe realizimin e saj të mundshëm në 2025-ën.

Siç ka bërë të ditur Marca, presidenti i kampionatit spanjoll ka folur me rastin e prezantimit të edicionit të dytë të Global Players, dhe ka komentuar edhe fjalët e thëna nga numri një i katalanasve.

“Është optimist dhe aspak realist. Në 2025-ën nuk do të ketë asnjë Superligë pavarësisht nga çfarë thotë vendimi. Aktualisht qeveria spanjolle ka miratuar një ligj në Parlament dhe po flitet që të modifikohet.

“Nëse vendimi nuk do të jetë i favorshëm, gjë që nuk besoj se do të jetë kështu, Bashkimi Europian ka deklaruar tashmë se kërkon të ruajë modelin aktual të sportit që ekziston në Europë.

“Çdo gjë që do të ndodhë në mars nuk do të jetë aspak reale. Duhet të bëjmë ndryshime që janë të domosdoshëm, por jo të ardhmen. Nuk mund të krijohen organe në duart e klubeve më të pasur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat