​Krasniqi për transferimin te Cluj: Hap i madh në realizimin e ëndrrës sime

Futboll

​Krasniqi për transferimin te Cluj: Hap i madh në realizimin e ëndrrës sime

Më: 10 janar 2023 Në ora: 15:36
Ermal Krasniqi

Ka ardhur reagimi i parë e Ermal Krasniqi pasi i dha fund aventurës me Ballkani për t’iu bashkuar skuadrës romune CFR Cluj.

Në shkrimin e tij lamtumirës të lëshuar në “Facebook”, Krasniqi ka thënë se kalimi te Cluj është një hap shumë i rëndësishëm në realizimin e ëndrrës së tij.

Ai ka falënderuar stafin dhe bashkëlojtarët e Ballkanit për bashkëpunimin e deritanishëm duke thënë se ata do të kenë një vend special në zemrën e tij.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Me anë të këtij njoftimi dua të ju njoftoj, se nga sot kam nënshkruar kontrate me klubin e futbollit Rumun „CFR 1907 CLUJ“ , një hap i rëndësishëm drejt realizimit të ëndrrës time futbollistike.

„FC Ballkani“ do të ketë një vend special në zemrën time, ku u rritëm së bashku dhe arritëm suksese historike si në aspektin vendor, edhe në atë ndërkombëtar.

Faleminderit bashke lojtarëve, trajnerëve, presidentit Arsim Kabashi dhe në veçanti tifozëve „XHEBRAILAT“ dhe secilit që ishte pjesë e klubit sa isha aty.

Falënderim të veçante për Familjen time për përkrahjen e vazhdueshme, e po ashtu agjentit tim Kastriot Telaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat