Titullari i gjermanëve mund të mungojë edhe në sezonin tjetër

Futboll

Titullari i gjermanëve mund të mungojë edhe në sezonin tjetër

Më: 11 janar 2023 Në ora: 13:19
Titullari i gjermanëve mund të mungojë edhe në sezonin tjetër

“E keqja nuk ka fund”, do të ishte termi i duhur për të përkufizuar situatën e lëndimit të Manuel Nojerit. Së fundmi media gjermane “Sport 1” ka prezantuar argumente tronditëse mbi shkallën e dëmtimit të Nojerit në sportin e skisë.

Fillimisht u tha se kapiteni i “Pancerave” ka thyer këmbën dhe u mendua se ka pësuar frakturë në pjesën e poshtme të saj, por nga burimi në fjalë thuhet se ai ka thyerje të tibusë dhe fibulës.

Nëse do të rezultonte e vërtetë kjo deklaratë, atëherë data e rikthimit do të kërkonte më shumë kohë se 6 muaj nga sa është parashikuar fillimisht. Gjithsesi, gjigantët nga Mynihu nuk kanë dalë me deklarata zyrtare se cili është dëmtimi “i vërtetë” i Nojerit.

Edhe këtë pjesë “Sport 1” e ka argumentuar se drejtuesit e kampionëve të Bundesligës nuk duan të pasqyrojë gjendjen reale. Shtuar këtu pjesën që Manueli nuk është lejuar kurrë nga ekipi të japë një sqarim në lidhje me atë çka ndodhi me detaje se sa rrezikon të mungojë.

Prononcimi i Salihamixhiçit ngre akoma më shumë dyshime: “Dëmtimi i Nojerit është katastrofik”.

A do të ishte termi i duhur i përdorur nga drejtori sportiv mbi një lëndim më të lehtë në letër, por që mund t’i kushtojë karrierën gardianit 36-vjeçar?!

Pyetje ende pa përgjigje nga “rekordmenët”. Duket qartë se kjo dramë po fillon t’u shkasë nga duart “elitave” të Bajernit, duke marrë përmasat e një tragjedie, nëse citimet e prestigjiozes do të ishin të vërteta.

Edhe Borusia Mynshengladbah e ka nuhatur këtë faktor, pasi ata nuk lëshojnë pe nga pretendimi i tyre mbi ofertën kundrejt Zomerit. 10 milionë euro dhe asnjë kacidhe më poshtë?! Pse kjo këmbëngulje kaq e prerë, marrë në konsideratë edhe përfundimin e kontratës nga Jan në fund të sezonit aktual?!

Tregues se perandoria e “teatralitet” pas atij dëmtimi amatoresk nga 36-vjeçari ka hapur një humnerë të madhe në kuadrat, aq sa edhe “Mëzat” e M’Gladbah të vendosin kushte të panegociueshme. Prestigjiozja shkon më tej se numri “1” në “Allianz Arena” mund të mungojë edhe në fillim të sezonit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat