Diallo merr detyrën

Futboll

Diallo merr detyrën

Më: 11 janar 2023 Në ora: 15:09
Diallo merr detyrën

Komiteti Ekzekutiv i Jashtëzakonshëm i Federatës Franceze të Futbollit, në mbledhjen e mëngjesit të kësaj të mërkure, vendosi të largojë nga detyra Noel Le Graet nga posti i tij si presidenti i FFF-së deri në publikimin e rezultateve të auditimit të porositur nga Ministria e Sporteve.

Philippe Diallo, nënkryetar i organit, do të sigurojë periudhën e përkohshme, siç parashikohet në statutet federale.

Ky vendim duhet t’i mundësojë Federatës të rifitojë njëfarë qetësie dhe t’i japë fund imazhit katastrofik të dhënë prej disa ditësh.

E gjithë kjo mbledhje e jashtëzakonshme u realizua për shkak të akuzave të agjentes së futbollit, e cila deklaroi se presidenti i Federatës Franceze të Futbollit e ka ngacmuar seksualisht disa herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat