De Ligt: Janë dy kampionate shumë të mira

Futboll

De Ligt: Janë dy kampionate shumë të mira

Më: 11 janar 2023 Në ora: 16:16
Matthijs De Ligt

Pas grumbullimit dimëror, është koha që Bayern Munich të kthehet në Gjermani në funksion të rifillimit të kampionatit, i cili do ta shikojë skuadrën bavareze në fushë të premten më 13 janar kundër Salzburg-ut.

Duke folur në konferencën për shtyp, ish-mbrojtësi i Juventus-it, Matthijs De Ligt, komentoi përvojën e tij në Bundesligë, duke u ndalur te karakteristikat e kampionatit.

“Unë mendoj se Bundesliga është një kampionat ku të gjitha skuadrat luajnë me një intensitet të lartë, të gjithë punojnë shumë për të”, shpjegoi qendërmbrojtësi holandez. “Më duhet të them se kjo ishte surpriza më e madhe për mua”.

Duke krahasuar kampionatin gjerman dhe kampionatin italian, De Ligt shtoi: “Më duhet të them se niveli i Serisë A italiane dhe Bundesliga-s janë mjaft të ngjashëm. Sigurisht, filozofia është e ndryshme, por mendoj se janë dy kampionate shumë të mira dhe unë jam i lumtur që luaj në Bundesliga tani”.

Për bavarezët, siç u përmend, rikthimi në kampionat do të jetë ndaj Salzburg-ut me synimin për të ruajtur avantazhin ndaj ndjekësve, aktualisht 4 pikë larg renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat