Milani planifikon bisedimet me Real Madridin

Futboll

Milani planifikon bisedimet me Real Madridin

Më: 11 janar 2023 Në ora: 16:51
Brahim Diaz

Milani ka planifikuar bisedime me Real Madridin për të diskutuar transferimin e përhershëm të Brahim Diazit.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Për Milanin, Diazi është një nga prioritetet së bashku me marrëveshjet e reja Leao dhe Giroud.

Milani ka opsion blerjeje në qershor rreth 22 milionë euro, Reali ka një klauzolë kthimi për 27 milionë euro.

Diazi iu bashkua Milanit më 19 korrik të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat