Prishtina bindshëm ndaj Trepçës ’89

Futboll

Prishtina bindshëm ndaj Trepçës ’89

Më: 11 janar 2023 Në ora: 17:51
Pamje nga ndeshja

FC Prishtina e ka nisur vitin e ri 2023 me fitore duke e mundur në një ndeshje miqësore Trepçën ’89 me rezultat 3:0.

"Në duelin në fjalë të zhvilluar të mërkurën në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, skuadra jonë shkëlqeu me gola e aksione të bukura.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e 22-të.

Ardhja e re në ekip, Jalen Blesa, e dyfishoi epërsinë në 2:0 me golin e realizuar në minutën e 34-të.

Trajneri jonë Ismet Munishi në pjesën e dytë inkuadroi kryesisht futbollistë të rinj.

Prishtina në këtë pjesë e shënoi dhe një gol me anë të Arlind Dobroshevcit në minutën e 73-të.

Kjo është miqësorja e fundit e Prishtinës para udhëtimit në Turqi më 14 janar ku do ta vazhdojë fazën përgatitore për dy javë.

FC Prishtina: Ardit Nika, Gledi Mici, Muhamed Useini, Egzon Belica, Ramiz Bytyqi, Kushtrim Gashi, Mërgim Pefqeli, Endrit Krasniqi, Leotrim Kryeziu, Shefit Shefiti, Jelen Blesa. 𝑼 𝒊𝒏𝒌𝒖𝒂𝒅𝒓𝒖𝒂𝒏 𝒆𝒅𝒉𝒆: Butrint Bulliqi, Albin Prapashtica, Arlind Shabani, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Igball Jashari, Besir Ramadani, Arlind Dobroshevci, Dion Gallapeni, Korab Luma. Trajner: Ismet Munishi", njofton faqja e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat