Maldini: Kush do të qëndrojë, e bën edhe kaq!

Futboll

Maldini: Kush do të qëndrojë, e bën edhe kaq!

Më: 11 janar 2023 Në ora: 22:45
Maldini: Kush do të qëndrojë, e bën edhe kaq!

Klubi i Milan është aktualisht në një proces shumë të rëndësishëm që lidhet me rinovimet, ku sigurisht ai më kryesori ka të bëjë me Rafael Leaon. Portugezi ka kërkesa të jashtëzakonshme, mirëpo drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini theksoi është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e sulmuesit ndërsa njoftoi edhe rinovimin me Ismael Bennacer.

“Kjo është java deçizive sa i takon rinovimit me Bennacer, mendoj se gjithçka do të mbyllet në 24-36 orët e ardhshme. Me Leaon dëgjohemi vazhdimisht, me përfaqësuesit e tij komunikojmë përmes video-telefonatave.

Nuk është e nevojshme të takohemi drejtpërdrejt, do të mundohemi të gjejmë një zgjidhje.

Të dyja palët duket se e duan këtë rinovim dhe do të mundohemi ta mbyllim. Këtë vit kemi tentuar rinovimin me lojtarët që janë afruar në vitin 2019, pjesa më e madhe kanë rinovuar.

Dua të them se ata që duan të qëndrojnë te Milani, e bëjnë edhe kaq”, u shpreh Maldini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat