Betis-Barcelona, sot mësohet rivali i Realit në finalen e Superkupës

Futboll

Betis-Barcelona, sot mësohet rivali i Realit në finalen e Superkupës

Më: 12 janar 2023 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Real Madridi do ta mësojë sot kundërshtarin e finales së madhe të Superkupës së Spanjës që do të dal nga ballafaqimi ndërmjet Real Betisit dhe Barcelonës, sfidë e cila do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “King Fahd”, pritet të jetë mjaftë interesante pasi Betisi di të jetë gjithmonë një rivalë i vështirë për skuadrën e Xavit dhe motivi i tyre për të luajtur në finale është jashtëzakonisht i madh.

Përballë Barcelonës së kompletuar, Betisi do të luajë më tri mungesa, pasi Cruz, Camarasa dhe Joaquin nuk do të paraqiten për shkak të lëndimeve.

Këto janë formacionet e mundshme:

Real Betis: Silva; Ruibal, Ruiz, Gonzalez, Miranda; Rodriguez, Carvalho; Henrique, Fekir, Rodri; Iglesias

Barcelona: ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Alba; de Jong, Busquets, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Dembele

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat