Bale ka ide të qarta, ja çfarë do të bëjë

Futboll

Bale ka ide të qarta, ja çfarë do të bëjë

Më: 12 janar 2023 Në ora: 11:21
Bale

Pas tërheqjes nga futbolli në moshën 33 vjeçare, Gareth Bale do të provojë fatin e tij si lojtar golfi me kohë të plotë.

Në fakt, golfi ka qenë gjithmonë një nga pasionet e tij të mëdha ndaj ka mundësi që uellsiani të bëhet edhe profesionist.

Më tej, sipas thashethemeve, ish-futbollistit do t'i ofrohet mundësia të luajë përkrah emrave të mëdhenj, përfshirë kapitenët e Ryder Cup: Colin Montgomerie, Paul McGinley, Ian Woosnam dhe Thomas Bjorn.

Cirkuiti kryesor i golfit të famshëm në Evropë do të mirëpresë Gareth Bale me krahë hapur, duke e lejuar atë të konkurrojë edhe kundër legjendave të tjera të sportit si Gianfranco Zola, Robbie Foëler dhe Damon Hill.

Me pak fjalë, pas një karriere 17-vjeçare në futboll, për uellsianin pritet nisja e një aventure të re dhe emocionuese..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat