Josa: Duhet të marrim patjetër pikë nesër ndaj Partizanit

Futboll

Josa: Duhet të marrim patjetër pikë nesër ndaj Partizanit

Më: 12 janar 2023 Në ora: 12:41
Josa

Vllaznia do të përballet nesër në orën 16.00 me Partizanin në javën e 16-të të Kategorisë Superiore.

Një sfidë padyshim delikate për kuqeblutë të cilët të pozicionuar në vendin e pestë të renditjes, nuk mund t’ia lejojnë vetes një tjetër gabim. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri Mirel Josa ka dalë në një konferencë për mediat. Ai është shprehur se dëshirojnë të dalin me pikë nga ky duel.

“Në fillimin e vitit duhet të përballemi me Partizanin, skudrën kryesuese të kampionatit. Duke marrë parasysh pjesën e parë, personalisht më intereson të flas për skuadrën time ku jemi në pozita të njëjtja, jo në krahasim me kundërshtarin por me atë gjendje që kemi mbaruar kampionatin.

vetmja gjë që do ndryshoj është rikuperimi i Shehit i cili me shumë mundësi do të jetë në lojë nesër dhe pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e njëjta. Luajmë me një rival që ka treguar ngritje gjatë pjesës së fundit të kampionatit. Jemi në një pozicion të mesëm dhe na interesojnë pikët, është një ndeshje që të dy ekipet do të dëshirojnë ta fitojnë.

Gjatë periudhës së fundit jemi stërvitur në fushë pothuajsë të njëjtë me atë të Partizanit, është një gjë e re dhe do shkojmë të luajmë dhe të ambientohemi. Në qoftë se bazohemi në një ndeshje do të bëhej shumë gabim.

Ajo që luajtëm kundër Teutës më intereson mënyra si u impenjuan futbollistët në fushë, nuk ka rëndësi kush shënon, pasi varet nga gjendja psikologjike e tyre”, deklaron Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat