Gjimshiti bën gati valixhet për t’u larguar nga Atalanta

Futboll

Gjimshiti bën gati valixhet për t’u larguar nga Atalanta

Më: 12 janar 2023 Në ora: 13:56
Gjimshiti bën gati valixhet për t’u larguar nga Atalanta

Berat Gjimshiti është pranë largimit nga Atalanta dhe kjo nuk është më një “histori mediatike”.

Dëmtimi i fundit i kaluar nga mbrojtësi shqiptar do t’i jepte “goditjen e fundit” sa i përket krediteve të tij te ekipi nga Bergamo.

Gasperini njihet për zbulimet me lojtarët e rinj dhe kështu ndodhi edhe këtë herë. Me rikthimin e Gjimshitit, trajneri nuk e ka lëvizur prapavijën dhe lojtari i Kombëtares po qëndron në stol, pavarësisht se është gati për të luajtur.

Për më tepër, mediat italiane raportojnë se Atalanta po kërkon edhe një tjetër mbrojtës qendre në merkaton e dimrit. Të gjitha këto tregojnë qartazi se Gjimshiti do të largohet dhe për momentin është Monza që e dëshiron më tepër mbrojtësin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat