Dy lojtarë kalojnë dëmtimet

Futboll

Dy lojtarë kalojnë dëmtimet

Më: 12 janar 2023 Në ora: 15:48
Dy lojtarë kalojnë dëmtimet

Pas disfatës në Kupën e Italisë ndaj Torinos mbrëmjen e së mërkurës, Stefano Pioli ka marrë sot një lajm të mirë.

Simon Kjaer dhe Divock Origi duket se kanë kaluar problemet fizike dhe janë stërvitur me pjesën tjetër të grupit.

Të dy lojtarët pritet të jenë të dispozicion te trajnerit të Milan për ndeshjet e ardhshme.

Ndërkohë lojtarët që vazhdojnë të kryejnë stërvitje të diferencuar janë Ibrahimovic, Krunic, Maignan, Florenzi, Rebic dhe Ballo-Toure, me të gjithë, të cilët pas dëmtimeve ende nuk janë në gjendje për t’u kthyer në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat