Vdes ish - presidenti i Dinamos së Zagrebit

Futboll

Vdes ish - presidenti i Dinamos së Zagrebit

Nga: K.G.. Më: 12 janar 2023 Në ora: 16:36
Dinamo

Ish - presidenti dhe anëtari shumëvjeçar i Dinamos së Zagrebit, Tomisllav Mraz, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare, njofton skuadra e Dinamos.

Mraz u lind me 22 nëntor të vitit 1931 në Nagykanizsa (Hungari) dhe me 3 qershor të vitit 1982, ai ishte anëtar i Kryesisë së klubit të kryesuar nga Neven Baraç dhe në seancën e 15 dhjetorit të të njëjtit vit, ai mori rolin e presidentit.

Ai ishte në krye të Dinamos deri më 31 mars të vitit 1984, kur u pasua nga Gjuro Prilika. 

Mandati i tij presidencial u shënua, ndër të tjera, nga një turne trejavor në San Salvador nga 30 janari deri më 23 shkurt të vitit 1983.

Meqenëse elita politike në atëkohë e konsideronte një turne të tillë të papërshtatshëm, pasuan kërkesat për largimin e drejtuesve të klubit dhe kjo edhe kishte ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat